#oranews #korce
Një 29-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka akuzuar seksualisht me një 23-vjeçare, e cila sipas policisë vuan nga problemet e shëndetit mendor.Familjarët e 29-vjeçarit e kanë mohuar ngjarjen, ndërsa familjarët e viktimës thonë se ngjarja ka ndodhur dhe se i riu ishte në gjendje të dehur.
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Vithkuq të Korçës.
29-vjeçari, Ervis Rrapo, banues në fshatin Rehovë është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23 vjeçare, e cila vuan nga problemet e shëndetit mendor.
Rrapo dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e kryerjes së aktit, ndërsa e ëma e viktimës ka treguar sesi e mësuan se 29-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën.
Ndërkohë ngjarjen e ka mohuar e ëma e të arrestuarit, duke thënë se djali i saj e ka goditur me grusht babain e 23-vjeçares, por që nuk ka kryer asnjë akt me të.
Do të jenë ekspertizat mjeko-ligjore, që do të zbardhin të vërtetën ndërsa 29-vjeçari aktualisht ndodhet i arrestuar, dhe mësohet mes dy familjeve nuk ka pasur konflikte të mëparshme.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!