Vizita e sekretërit amerikan të shtetit më datë 15 shkurt në Tiranë, ka bërë që policia të marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë e Antony Blinken.
Plani i masave konsiston në bllokimin e qarkullimit të mjeteve në disa prej rrugëve kryesore të kryeqyretit, deri te ndalimi i parkimit të automjeteve në disa vendparkime.
Konkretisht, qarkullimi u automjeteve nuk do jetë i mundur përgjatë së enjtes nga ora 09:30 deri ne 12:30 si dhe ngq ora 17:30 deri në orën 20.00 në rrugën Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas; Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas; Interurbane kryesore Qafë Kashar - ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima", rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", rruga "Themistokli Germenji", rruga "Abdyl Frashëri", rruga "Ukraina e Lirë", rruga "Gjergj Filipi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardi "Bajram Curri".
Policia e shtetit po ashtu bën me dije se qytetaret të cilët do të duan të shkojnë në aeroportin Nënë Tereza në Rinas si dhe ata që kanë emergjenca mjekësore, te ndjëkin rrugët dytësore.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken më datë 15 shkurt, viziton për herë të parë Shqipërinë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Masat#Policia
Ещё видео!