Gjykata Kushtetuese zbardh të plotë vendimin që i jep dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët të firmosur në Romë mes Kryeministrave Edi Rama dhe Xhiorxhia Meloni.
Vendimi i arsyetuar prej 43 faqesh rrëzon pretendimet e paraqitura nga 30 deputetët e opozitës se Shqipëria humb territor duke ia lënë Italisë menaxhimin e dy kampeve që do të ngrihen në Gjadër dhe në Lezhë.
“Gjykata konstaton se Protokolli për Migracionin nuk ka parashikuar rregulla që passjellin efekte mbi tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë në favor të shtetit italian. Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se Protokolli për Migracionin nuk përcakton apo ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, pasi, në thelb, ai nuk ndryshon apo cakton kufij të saj, duke ruajtur në këtë mënyrë të paprekura të gjitha elementet e territorit në aspektin fizik”, argumenton Gjykata Kushtetuese.
Sa i perket mungesës së plotfuqishmërisë nga Presidenti, Gjykata shprehet se ajo nuk duhet të kërkohet, pasi marrëveshja për emigrantët është e bazuar mbi traktatin e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, i cili është ende në fuqi dhe sipas Kushtetutës.
“Ai mund të negociohej me autorizim të Kryeministrit dhe plotfuqi të lëshuara nga ministri për Punët e Jashtme, si dhe të nënshkruhej prej vetë Kryeministrit. Grupi negociator për lidhjen e Protokollit për Migracionin është pajisur rregullisht me plotfuqi nga ministri i Punëve të Jashtme, pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri. Ai, në përputhje me tagrat e dhëna, ka negociuar me palën italiane dhe ka finalizuar draftin përfundimtar të tij”.
Kushtetuesja hedh poshtë edhe pretendimin se marrëveshja Rama-Meloni shkel të drejtat ndërkombëtare të njeriut për emigrantët, pasi garantohet zbatimi i Konventës së Gjenevës.
Kushtetuesja në perfundim e cilëson vendimin në përputhje me Kushtetutën dhe i kërkon Kuvendit që ta ratifikojë atë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë miratimit të paktit Rama-Meloni në Parlament u mor me 5 vota pro dhe 4 kundër të anëtarëve.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!