Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit. Një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.
Ky është Gazment Muska, 34-vjeçari nga Ballshi që vrau gruan dhe motrën e saj mesditën e së martës. Në katin e pestë të këtij pallati, jetonte kryefamiljari që e ktheu darkën e gezueshme me familjarët e tij në tragjedi të dyfishtë.
Krimi makabër u krye me thikën e kuzhinës dhe në sy të fëmijëve të mitur. Autori qëlloi fillimisht graun e tij Gentiana Çaushaj dhe më pas motrën e saj Merisa Çaushaj, përkatësisht 31 dhe 18 vjeçe.
Merisa mësohet se ka dashur të shpëtonte të motrën e saj Gentianën, por 34-vjeçari e ka goditur edhe atë disa herë me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Sipas dëshmive të familjarëve në polici, dy motrat po përgatisnin darkën në të cilën ishin ftuar prindërit dhe vëllai i tyre që ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.
E ndjera i kishte thënë bashkëshortit se pas darkës do të shkonte të qëndronte te shtëpia e prindërve, por ky e kundërshtoi. Në debat e sipër, pohojnë anëtarët e tjerë të familjes burri merr thikën dhe godet bashkëshorten disa herë në kraharor.
Pas ngjarjes autori është vetëdorëzuar në polici. Polica tha se Gazment Muska kishte konsumuar alkool, por jo aq sa të ishte i pavetëdijshëm në momentin e krimit. Ndërkohë në qytetin e Ballshit, 34-vjeçari njihej si person problematik dhe i paqëndrueshëm mendërisht./abcnews.al
Ещё видео!