Gjykata e Apelit e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Qirjako Nakucin, I cili është shpallur fajtor se ka përdhunuar vajzën e tij. Kallëzimi ndaj tij u bë në vitin 2018 në policinë e Tiranës, I denoncuar se ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale ndaj vajzës së tij. Tashmë Nakuci u dënua me 15 vite burg, ndërsa shlyerja e dënimit nis që në momentin kur ai është burgosur.
Qirjako Nakuci nuk e ka pranuar kurrë ngjarjen, duke e cilësuar atë si një trillium të ish-bashkëshortes dhe viktimës në fjalë. Gjykata e Apelit është ajo që ka vendosur duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Ai do të shlyejë dënimin në një burg të zakonshëm.
Ngjarja u bë publike në vitin 2018, ku u bë dhe arrestimi I personit në fjalë. Viktima e dhunës seksuale deklaroi në polici se abuzimi ka ndodhur që prej kur ajo ishte 9 vjeçe. E reja gjithashtu rrëfeu se kishte ngelur shtatzanë e më pas ishte detyruar të abortonte fëmijën. Mbështetjen për të denoncuar të atin ajo e gjeti tek murgeshat, ku qëndroi për disa kohë. Që prej momentin të denoncimit, Nakuci u arrestua dhe deklaratat e tij nuk u morën aspak për bazë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Abuzimi#Gjykata#TopChannel
Ещё видео!