I vendosur përballë kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe anëtarëve të kësaj structures, kreu i SPAK Altin Dumani pasqyroi raportin vjetor për vitin 2023, duke folur për procedimet penale që janë regjistruar, hetimet që po kryhen, e deri tek ngritja e problematikës për ngarkesën e prokurorëve.
Përgjatë vitit 2023, SPAK ka regjistruar 750 procedime penale, nga të cilat 451 janë mbartur nga vitit 2022. Po gjatë së njëjtës periudhë për 24 procedime u pezulluan hetimett, që lidhen me vepra të ndryshme penale.
Kryetari i SPAK raportoi përpara KLP se nga 1 janari i vitit 2023 deri më 31 dhjetor, janë hetuar 20 procedime penale që përfshijnë ish zyrtar të lartë.
Nga ana e Gjykatës së Posaccme Antikorrupsion janë dhënë 88 vendime për 277 persona, nga të cilët rezulon se ka përfunduar gjykimi i themelit për 75 cështje penale me 260 persona. Ndërkohë 27 të tjerë u shpallën të pafajshëm nga shkalla e parë.
Sa i përket hetimeve që janë kryer nga ana e strukturës së posacme vitin që lam pas, 72 persona nuk janë gjetur për tu arrestuar nga ana e oficerëve të policisë, për këtë arsye janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Dumani kërkoi nga KLP ndryshim të kompetencës lëndore lidhur me cështjet e korrupsionit. Sipas tij, duhet të ketë një kufir monetar për rastet e korrupsionit dhe ky kufi, duke jetë më i lartë se 50 mijë lekë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bilanci#SPAK
Ещё видео!