Monika Kryemadhi përmes mbrojtësit të saj ligjor ka depozituar ankim në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila iu vendos nga Gjykata e shkallës së parë. Ndërkohë deputetja do paraqitet këtë të hënën para oficerit të sigurisë/ Ajo akuzohet për Pastrim Parash, mosdeklarim të ardhurash dhe korrupsion. Ankimim pritet të bëj dhe Ilir Meta, I cili ndodhet në paraburgim pasi është me masën e sigurisë ‘Arrest me Burg’ si dhe dy të akuzuarit e tjetër, Piro Xhixho dhe Ema Çoku. Nga hetimet e zhvilluara nga ana e SPAK u ngritën dyshime se Meta ka abuzur në të paktën pesë raste. Ai ka përfituar para në mënyrë të paligjshme përmes kontratës së Cez-Dia. Po ashtu gjatë kohës që ka qenë kryetar Kuvendi ka përfituar një vilë nga një biznesmen me qëllim që të miratonte një ligj në favor të tij, thotë SPAK. Po ashtu Ilir Meta bashkë me Kryemadhin nuk kanë deklaruar shpenzimet për ndërhyrjet estetike si dhe çështjen e lobimeve në SHBA. Arrestimin Ilir Meta e ka cilësuar si politik ndërsa ka akuzuar kryeprokurorin e SPAK Altin Dumani se po godet opozitën qëllimisht në prag të fushatës elektorale.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ankimimi#Meta#Kryemadhi
Ещё видео!