Turqia kërkon rolin e ndërmjetëses mes Rusisë dhe Ukrainës për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve mes dy vendeve për shkak të acarimit të situatës pas mbledhjes masive të trupave ruse në zonat e konfliktit. “Me pëlqimin e të dyja palëve mund të ofrojmë cdo lloj mbështetjeje për të zbutur situatën dhe për të ndërmjetësuar”, tha presidenti Turk Recep Tayip Erdogan që ka një raport të privilegjuar me shefat e shteteve të të dyja vendeve.
Që kur u zgjodh në 2019, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka takuar Erdoganin për të paktën pesë herë, më shumë se cdo lider tjetër ndërkombëtar dhe ka firmosur me Ankaranë një marrëveshje për blerjen e dronëve të prodhuar në turqi që kohët e fundit janë përdorur nga forcat ukrainase në konfliktin kundër Rusisë në rajonin e Donbashit.
Shitja e armatimeve nga turqia në Ukrainë shkaktoi madje edhe kritika nga ana e moskës duke krijuar distancë mes Erdoganit dhe presidentit rus Vladimir Putin. Pas një krize në vitet 2015-2016, Ankaraja dhe Moska kanë rigjetur bashkëpunimin dhe në 2017-ën, Turqia bleu sistemin raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia, operacion që përkeqësoi tensionet ekzistuese mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Pavarësisht marrëdhënieve të ngushta dhe të ngrohta, Erdogan dhe Putin nuk i kanë kapërcyer sidoqoftë asnjëherë distancat e shkaktuara nga konfliktet në vijim në Siri dhe Libi, ku Turqia dhe Rusia mbështesin fronte kundërshtare.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Erdogan#Putin#TopChannel
Ещё видео!