Një sërë sulmesh me armë ndaj opozitës kanë tronditur Turqinë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 majit në Turqi.
Mediat e huaja shkruajnë se opozita kryesore turke, Partia Republikane Popullore (CHP) këtë të enjte ka bërë e dije se godina e tyre është qëlluar me armë zjarri.
Kreu i provincës së CHP-së në Stamboll, Canan Kaftancıoğlu, përmes një postimi në rrjetin social Tëiiter shkruan se “sulmi i armatosur”, ka pasur në shënjestër ndërtesën e partisë në lagjen Seyrantepe të Stambollit ku është qëlluan me 6-7 të shtëna.
Ndërkaq fatmirësisht asnjë plumb nuk ka kapur ndërtesën, por policia dhe rojet private të sigurisë konfirmuan të shtënat, dhe kasa boshe u gjetën aty pranë
Ndërkohë ky është sulmi i dytë që vjen brenda një jave, pasi dy plumba goditën selinë e Partisë aleate të CHP-së İyi (Mirë) në Stamboll, plumbat u goditën rastësisht ndërsa një roje sigurie po ndiqte hajdutët.
Udhëheqësja e Partisë İyi, Meral Akşener pretendoi se sulmi ka për qëllim të trembë opozitën dhe vjen menjëherë pasi presidenti Recep Tayyip Erdoğan e “kërcënoi” atë gjatë një interviste televizive.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sulme#Turqi
Ещё видео!