Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka kërcënuar sërish të vendosë tarifa të konsiderueshme ndaj Kanadasë, duke thënë se synon të përdorë “fuqi ekonomike” për të aneksuar fqinjën e saj veriore.
Ndërsa përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për këtë qëllim, ai përsëriti kërcënimin e tij për të vendosur një tarifë prej 25% ndaj mallrave kanadeze dhe meksikane, nëse të dyja vendet nuk marrin masa për të rritur sigurinë në kufijtë e tyre me SHBA.
Në javët e fundit, Trump ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur Kanadanë mbi idenë e saj për t’u bërë shteti i 51-të i SHBA.
“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, kjo do të ishte diçka me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ti heq atë vijë artificiale dhe sheh se si duket. Do të ishte gjithashtu shumë më mirë për sigurinë kombëtare,” tha Trump.
Ekonomistët paralajmërojnë se nëse Trump zbaton tarifat pas inaugurimit të tij më 20 janar, kjo do të dëmtojë ndjeshëm ekonominë kanadeze.
Trump ngriti gjithashtu shqetësime lidhur me shpenzimet ushtarake të Kanadasë.
Kanadaja ka qenë nën presion për të rritur shpenzimet e saj ushtarake, pasi vazhdon të jetë nën objektivin e përcaktuar për anëtarët e NATO-s.
Kryeministri Justin Trudeau iu përgjigj të martën sulmeve në rritje të Donald Trump mbi idenë se Kanadaja do të ishte më mirë nëse do të bëhej shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.
“Nuk ka asnjë shans, aq sa ka shanse të ketë topa bore në ferr, që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga fakti që jemi partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe të sigurisë për njëri-tjetrin,” tha Trudeau në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Trump#SHBA#TopChannelNews
Ещё видео!