[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Sistemi gjyqësor është në prag të kolapsit. Gjendja më problematike është në gjykatat e Apelit, por nuk mbeten mbrapa as Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit. Alarmi është ngritur nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e cila tha në komisionin e ligjeve se shkak janë bërë largimet nga vetingu. Nuk jemi krenar se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje njerëzore për shkak të Vetting, lidhur me Vetting, janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 mln lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 mln lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim. Gjykata e Apelit është shumë problematike, kjo është thembra e Akilit, nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Për Llagamin një zgjidhje mund te jete grupimi i gjykatave. Kjo do të mund të shkurtonte kohën e shqyrtimit të çështjeve.Nga 22 gjykata, të grupohen në 12 gjykata. Sepse ne kemi Gjykata si Lezha dhe Përmeti dhe nga ana e ngarkesës nuk krahasohen dot. Arsyet e riorganizimit është për shumë arsye, për menaxhim i burimeve njerëzorë, por edhe aksesit. Kemi një kolaps sa i përket gjykatave të apelit. Gjashtë prej tyre, në një kohë që sistemi është në këtë gjendje. Grupimi i apeleve do të mundësojë që vlerësimi i çështjeve të jetë i drejtë dhe në kohë të shpejtë për të gjithë qytetarëve. Drejt zgjidhjes, sipas Llagamit, është situata në gjykatën e lartë. Në vendet që kemi hapur Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese.Sa i takon aktivitet të gjykatave, është vënë re një rritje e stokut të çështjeve, kjo për shkak edhe të pandemisë, por edhe të largimit të togave të zeza nga Vettingu.Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!