Ne mesin e ankesave se rajoni po lihet jashtë vëmendjes, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian diskutuan në Bruksel mbi ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore. Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në këtë takim u përsërit qëllimi i BE-së që “të sigurojë sa më parë” një sasi të dozave të vaksinave edhe për vendet në fjalë, të cilat do të ndaheshin nga sasia që u dedikohet vendeve anëtare. Por, problem serioz në këtë moment thuhet se paraqesin vonesat në shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesit te vendet anëtare të BE-së. Kjo, sipas burimeve në Bruksel, e vështirëson edhe donacionin e vaksinave që BE-ja e ka paralajmëruar për vendet e Ballkanit Perendimor. Komisioni Europian është në bisedime me prodhuesit e vaksinave për t’i detyruar ata që t’i përmbushin detyrimet nga marrëveshja për shpërndarjen e tyre, thotë REL. Aktualisht, vëtëm dy vaksina janë të autorizuara për përdorim në BE: Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Nga Komisioni Europian është paralajmëruar se deri në fund të kësaj jave do të autorizohet edhe vaksina e zbuluar nga Universiteti i Oxfordit dhe e prodhuar nga kompania AstraZeneca. Kjo kompani e ka shqetësuar BE-në me njoftimet se në çerekun e parë të vitit do të shpërndajë 60 për qind më pak vaksina sesa që janë porositur. Vonesat e tilla në BE tani përmenden si arsye shtesë se përse ende asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka marrë ndonjë sasi të vaksinave përmes BE-së. Shumica e vaksinave për këto vende pritet të arrijnë përmes nismës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#BE#Vaksinat#TopChannel
Ещё видео!