Bejo Hoxhaj, 49 vjeç është arrestuar nga policia pasi ndihmoi autorin Altin Nika të largohej nga vendi i ngarjes pas plagosjes së 50-vjeçarit Dashamir Muçaj ditën e djeshme pas një konfikti. Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.
Nga hetimet ka rezultuar se Hoxhaj ka ndihmuar autorin e ngjarjes, Alin Nika alias Marko Veizaj, 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen ’11 Janari’ në Fier. Autori Altin Nika ka qenë i dënuar për falsifikim dokumentesh. Muçaj me Nikën kishin njohje me njëri-tjetrin, por motivet e konfliktit ende nuk dihen. Burimet thane se ai është qëlluar dy herë, në bark dhe në këmbë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Fier#TopChannel
Ещё видео!