#oranews #moti #motineshqiperi
Moti i keq prej ditësh ka përfshirë vendin tonë duke shkaktuar edhe problematika në qytete të ndryshme. Gjithashtu në orët e para të mëngjesit kanë vazhduar edhe reshjet e borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Në Shkodër ujësjellësi Oblika është jashtë funksionit. Sipërfaqja e përmbytur vijon të jetë 1100 hektarë, kryesisht në zonën e Anës së Malit.
Ka një rënie të nivelit të ujit me 40 cm, por reshjet e shiut vijojnë me intensitet. Reshjet e borës vijojnë në zonat malore.
Njoftimi I ARRSH-së:
Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
SITUATA NË QARKUN E SHKODRËS
Autoriteti Verior Rrugor:
Pjesa e Q. Thores tek tunelet panoramike vazhdon te jete e bllokuar nga orteqet.
Aksi Boge-Theth vazhdon te jete i bllokuar segmenti prej rreth 600 m ne zonen e tuneleve
Aksi Tamare-Vermosh, reshjet e debores kane vazhduar gjate gjith nates me intensitet te larte dhe vazhdojne edhe tani.
Eshte punuar pa pushim me dy borepastruese dhe me mjete te tjera duke mbajtur te hapur aksin rrugor.
Akset e tjere kane renie inertesh te cilët pastrhen nga kontraktori.
Aksi Q. Mali- Fierze ka reshje bore deri ne 25 cm. Kontraktori vazhdon pastrimin e saj.
DVP Shkoder:
-Aksi rrugor Shkoder-Theth në Qaf Thore ka 1m bore, nga Boga e pakalueshme per momentin.
-Aksi rrugor Shkoder-Vermosh ne Qaf te Berdalecit ka me shume se 50cm bore per momentin e pakalueshme,po punojne borpastrueset per hapjen e rruges.
-Aksi rrugor Shkoder-Puke-Fush Arres ka prezence bore, janë te kalueshme, borëpastrueset punojne ne pastrimin e bores.
-Tek Harku i Berdices nuk ka prezence uji.
Per çdo ndryshim do ju informojme ne kohe reale.
Gjate nates nuk jane rregjistruar telefonata per ndihme ne Sallen Operative te DVP Shkoder.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!