Lajme Arkiva 2006
Shirat e rënë gjatë natës së kaluar janë kthyer në makth për dhjetëra banorë në qytetin e Librazhdit.
Një javë më parë një masiv dheu rrëshqiti në një lagje të këtij qyteti dhe mbuloi disa shtëpi, ndërkohë që reshjet e fundit kanë shtuar rrëshqitjet dhe plasaritjet e tokës.
“Nuk jemi një shtëpi, ne jemi 5-6 shtëpi aty që me thënë të drejtën duhet marrë masa nga shtetit që ajo të rregullohet, të bëhet diçka sepse është shumë me rrezik me thënë të drejtën.”
“Ka një pjerrësi të madhe ç’është e vërteta. Ka pas dhënë shenja, por shenja të vogla jo të kësaj natyre.”
Drejtuesit e pushtetit lokal premtuan se do të gjenin një zgjidhje emergjente për familjet e dëmtuara dhe të rrezikuara nga shkëputja e dheut.
Aktualisht 20 shtëpi janë në rrezik pasi nga çasti në çast mund të përfundojnë në gërmadha apo të mbuluara nga dheu./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!