Kryediplomati italian Antonio Tajani ka publikuar datën 24 Janar ku do të mbahet sipas tij konferenca e shtetit italian me vendet e Ballkanit Perëndimor me synim zhvillimin e këtij rajoni.
Tajani i cili mban dhe postin e zëvëndëkryeministrit në qeverinë e Melonit ka deklaruar në editorialin e tij se e ardhmja e Evropës duhet të fokusohet në zgjerimin e shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të garantuar paqen dhe sigurinë. Në editorial Tajani shprehet se historia na mëson rëndësinë strategjike që ky rajon ka për sigurinë e Evropës.
“Fati i Evropës në muajt e fundit po luhet në mënyrë dramatike për Ukrainën por e ardhmja jonë është e lidhur dhe me atë çka do të ndodhë në Ballkanin Perëndimor. Historia na mëson rëndësinë strategjike të këtij rajoni për sigurinë tonë ndaj dinamikat ndërkombëtare me të cilat po hasemi nxjerrin edhe më shumë në pah rëndësinë gjeo-politike të Ballkanit Perëndimor. Për të gjithë Evropën, veçanërisht për vendet fqinj si Italia.”
Tajani thekson se që ditën e parë të mandatit të tij ka punuar për zgjerimin diplomatik përtej Adriatikut.
“Do vijoj të mbështes në mënyrë dinamike axhendën reformuese të vendeve të rajonit.E kemi arritur tashmë një rezultat të rëndësishëm në Këshillin Evropian në muajin Dhjetor ku prej rolit aktiv të Italisë, Bosnje Hercegovinës ju njoh statusi kandidat në Bashkimin Evropian.Hapi tjetër që duhet të ndërmerret është përshpejtimi i integrimit të rajonit në BE. E për ta arritur këtë duhet të mbështesim rritjen ekonomike e sociale të tij.”
Tajani thotë se Italia është plotësisht e bindur dhe e angazhuar në vijën e parë në mbledhjet në Bruksel për të garantuar zhvillime konkrete e të shpejta në procesin e zgjerimit. Në përfundim të editorialit të tij kryediplomati italian thekson se me një program prej 30 miliardë eurosh kushtur rritjes ekonomike dhe investimeve në BP, Bashkimi Evropian po synon zhvillimin dhe modernizimin e insfratrukturës dhe rrjeteve rajonale.
Për Tajanin konferenca e 24 Janarit e cila do të mbahet në Trieste do të shënojë hapin e parë operativ i cili do të vijojë në mars në Beograd me zhvillimin e Forumit të Biznesit Itali-Serbi që do të ndiqet nga një takim i nivelit të lartë në Romë me partnerët rajonale si dhe nga konferenca për zhvillimin e Korridorit të 8-të.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!