Një ekip studiuesish nga 15 shtete të ndryshme kryen një studim të rëndësishëm mbi pabarazinë gjinore të pagave. Ky hendek, i përkufizuar si diferenca në fitimin bruto mes grave dhe burrave, padyshim që ekziston kudo nëpër botë. Studiuesit nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Kanadjaa, Sllovenia, Japonia, Korea e Jugut dhe Izraeli patën akses në të dhënat kontraktuale të punonjësve, sigurimet shoqërore dhe taksat, si dhe statistika kombëtare. E hartuar brenda një periudhe 5-vjeçare, kjo databazë është tashmë një prej më të mirave dhe gjithanshmeve në llojin e saj.
Aty rezulton se një nga perceptimet më të zakonshme rreth diskriminimit gjinor të pagave është "përzgjedhja” e burrave dhe grave për t'u ndarë në sektorë të ndryshëm, profesione dhe kompani të ndryshme. Thënë ndryshe, burrat "përzgjidhen” për profesione më të mirëpaguara dhe ky është shkaku kryesor i këtij hendeku. Por, një nga gjetjet kryesore të këtij studimi të ri, kundërshton këtë perceptim. Që do të thotë se edhe kur burrat dhe gratë bëjnë të njëjtën punë në të njëjtën industri ose për të njëjtën kompani, gratë janë sërish të paguara më pak. Kjo nuk do të thotë se teoria që burrave u jepen profile më të mirëpaguara pune nuk është e vërtetë. Është, por nuk rezulton faktor domethënës për të kuptuar pabarazinë gjinore të pagave.
Studiuesit thonë se faktet e reja që vërtetojnë pabarazinë brenda së njëjtës punë nënkuptojnë që politikëbërësit duhen të gjejnë zgjidhje, si dhe të kuptojnë e adresojnë njëherë e mirë atë që dihej prej shumë kohësh, që edhe grave duhet t'u jepen pozicione të mirëpaguara pune.
"Sugjerimi i studiuesve është që politikëbërësit të prezantojnë politika që përqendrohen në pagën e barabartë për punë të barabarta dhe politika që synojnë punësimin, promovimin dhe proceset e tjera të përzgjedhjes. Këto janë jetike për të trajtuar pabarazinë gjinore në tregjet e punës" - thonë ata.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Studimet#BaraziaGjinore#TopChannelNews
Ещё видео!