Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga momenti kur shqiptarët janë thirrur në votime për të zgjedhur pushtetarët e rinj lokalë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë mesazh të fortë për ndëshkimin e shitblerjes së votave.
Yuri Kim: Të gjithë ata që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë. Ne kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash. Ne shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën e tyre. Nëse dikush thotë se po blen vota për një parti politike, kjo parti politike duhet që të ndërmarrë veprime.
Gjatë këtyre viteve të demokracisë, sa herë që janë bërë zgjedhje është folur për shit-blerje dhe fotografim votash.
Me ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2017, blerësi i votës të dënohet nga 1-5 vjet burg, ndërsa votuesi që shet votën nga 1-4 vjet burg.
Me burg dënohet edhe fotografimi i fletës së votimit, por kjo nuk i ka dekurajuar abuzuesit ndërsa ndëshkimet kanë qenë të pakta.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!