SERBI- Bosnja dhe Serbia janë përfshirë nga reshjet më të mëdha të shirave në 120 vitet e fundit. 3 persona kanë humbur jetën dhe shumë fshatra dhe qytete kanë mbetur të izoluara.
Qeveria e Bosnjës urdhëroi ministrinë e mbrojtjes të mobilizojë ushtrinë për të ndihmuar qytetarët e bllokuar në shtëpitë e tyre nga përmbytjet. Gjatë operacioneve të evakuimit u përdorën dhe helikopterët e ushtrisë. Lumi Bosna doli nga shtrati duke përmbytur dhe katet e para të ndërtesave.
Kompania Energjetike Elektroprivreda bëri të ditur se të paktën 5 mijë familje në qendër dhe lindje të vendit kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndërkohë situata paraqitet më e rëndë në Serbi, ku kryeministri Aleksandar Vuçiç shpalli gjendjen e emergjencës në 18 qytete dukë përfshirë dhe kryeqytetin, Beogradin. Në një konferencë për shtyp Vuçiç u shpreh se këto ishin përmbytjet më të mëdha në të gjithë historinë e Serbisë. Sipas tij në një ditë ka rënë më shumë shi se sa në 4 muaj.
Një zjarrfikës u mbyt ndërsa merrte pjesë në operacionet e shpëtimit në vend. ministri serb i energjisë Aleksandar Antiç bëri të ditur se rreth 100 mijë familje në të gjithë vendin kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas meteorologëve, reshjet e shiut do të vazhdojnë deri në fundjavë.
Ещё видео!