Shpërthim tritoli në mobilieri në Durrës, Artan Alla: Nuk kam konflikte me asnjë njeri
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një mobileri në Kodër Rrashbull në Durrës. Sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar mësohet se një sasi lëndë plasëse është hedhur jashtë biznesit dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, dhe nuk ka njerëz të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë së Durrësit dhe ato xheniere, teksa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes. Dyshimet e para për këtë shpërthim janë konflikti që pronari i mobilierisë ka me tokën. Policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar që mund të kenë lidhje me hedhjen e lëndës plasëse në biznes dhe do të merren në pyetje për të zbardhur motivin e hedhjes së lëndës plasëse. Pronari i biznesit Artan Alla është shprehur në një prononcim për mediat se nuk ka asnjë konflikt. Ai tha se nuk beson te zbardhja e ngjarjes, pasi ëshë hera e tretë që biznesi i tij sulmohet ndërsa asnjë nga ngjarjet nuk është zbardhur.
Syri Televizion sjell nëpermjet korrespondentëve nga i gjithë vendi, ngjarjet dhe informacionet e fundit. Lidhjet direkte nga evente të rëndesishme politike ose jo, janë të përditshme. Lajmet përcillen për publikun çdo ditë edhe përmes reportazheve e kronikave speciale për çështje sociale, ekonomike, politike dhe kulturore etj.
Për më shumë informacione vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe "Syri Tv" në YouTube
Like Syri Tv në Facebook: [ Ссылка ]
Like Syri.net në Facebook: [ Ссылка ]
Follow syri.tv në Instagram: [ Ссылка ]
#SyriTv #LajmeSyri #Durres #ArtanAlla
Ещё видео!