Një ditë pas diskutimeve në komisionin e Ekonomisë ku një kompaninë turke është interesuar për ndërtimin e aeroportit të ri në Akerni të Vlorës, Report Tv ka shkuar në këtë fshat dhe ka takuar banorët e zonës. Ata shprehen mjaft entuziast, pasi ndërtimi i një aeroporti në zonën e tyre do të jetë një mundësi më shumë sa i përket punësimit dhe të ardhmes së tyre.
Gjatë ditës së martë qeveria shqiptare në komisionin e Ekonomisë ka kërkuar hapjen e bisedimeve me kompaninë turke e cila ka paraqitur interes për ndërtimin e një aeroporti në Akërni të Vlorës. Report tv ka shkuar në këtë fshat dhe ka biseduar me banorët e fshatit Akërni. Ata e konsiderojnë këtë investim si një mundësi të mirë dhe të rëndësishme për zhvillimin e zonës.
Në një gjatësi prej 4.5 km dhe gjerësi prej 1.5 km, pritet të nisë ndërtimi I kantierit. Optimizmi i banorëve shihet që në tani, sipas tyre ky fshat ka qenë i harruar dhe gjysma e banorëve janë larguar në emigrim.
Ещё видео!