Vetëm pak kilometra larg vijës bregdetare shqiptare, plazhet në Malin e Zi ofrojnë një tjetër realitet për sigurinë e pushuesve. Perimetri që ndan zonën e notimit nga ajo e mjeteve lundruese është e vijëzuar qartë përmes bovave.
Pushuesit mund të notojnë qetësisht, teksa mjetet lundruese ndalohen rreptësisht t’i afrohen bregut. Përjashtim bëjnë gomonet e vogla që sjellin turistë, të cilat në çdo rast duhet të fikin motorrin sapo i afrohen perimetrit, dhe më tej të vozisin me lopata, siç dallohet edhe në këto pamje.
Çdo mjet tjeter qëndron i ankoruar jashtë këtij perimetri.
Jet-skite dhe mjetet e tjera motorike mund të lundrojnë vetëm larg zonës së pushuesve, me hyrje – dalje ne korridore te percaktuara. Jane plazhe vetem pak kilometër larg brigjeve tona, por që kanë shumë për të na treguar se si duhen menaxhuar ato, për të ofruar një turizëm të sigurtë e për të mos patur më tragjedi në det, si ajo e Potamit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!