#oranews #partiademokratike #ilirjancelibashi #enkelejdalibeaj #lulzimbasha
Duket se Partia Demokratike po rrezikon seriozisht të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas një debati në KQZ është vendosur që të mos pranohet kërkesa e Alibeajt në këtë institucion dhe duke bërë që PD të ngelë jashtë këtyre zgjedhjeve.
Celibashi: Në kushtet kur deklarata nuk është sipas përcaktimeve ligjore unë vlerësoj që kërkesa e PD për tu regjistruar si subjekt zgjedhor nuk ka bazë ligjore dhe nuk duhet të pranohet. Është e qratë që PD nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023. Kjo vendimmarrje është terësisht në vlerësimin ligjor të fakteve dhe në interpretim të bazuar në bindjen time të brendshme të ligjit zgjedhor mbi procedurat për regjistrimin e një partie politike si subjekt zgjedhor. Nuk ka asnjë interes politik.
Shkak u bë mosnënshkrimi i deklaratës solemne nga kryetari i partisë, Lulzim Basha.
Celibashi: Nënshkrimi nga nënkryetari Alibeaj me delegimin e Lulzim Bashës nuk ka bazë ligjore. Ky angazhim është përgjegjësi personale e kryetarit të partisë. Deklarata solemne që nuk angazhohet në blerje të votave apo manipulim të zgjedhje duhet të firmoset nga kryetari.
Vendos mospranimin e PD-se se Lulzim Bashës për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit.
KAS nuk pranoi ankimimet e dy grupeve brenda PD-së, të drejtuara nga Berisha dhe Alibeaj, dhe çështja iu kthye Ilirjan Celibashit.
Tashmë me këtë vendim i hapet rrugë që opozita të dalë vetëm me një kandidat të përbashkët në listat e PD-së së Berishës dhe Partisë së Lirisë.
Kjo është hera e dytë radhazi ku PD zyrtare, nuk futet në zgjedhjet lokale, pas bojkotit në vitin 2019 kur Basha ishte kryetar.
Ndërkohë më 14 maj, Edi Ramës i duhet tashmë të përballet vetëm me kandidatët e dalë nga lista e përbashkët e opozitës nën logon e Partisë së Lirisë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!