Lajme arkiva 2008
Në ndjekje të modelit të qendrës kombëtare të regjistrimit, po tentohet ngritja e një qendre të posaçme dhe për dhënien e licencave. Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me GTZ, po punojnë për krijimin e Qendrës Kombëtare të Licencimit, e cila do të shërbej si një One Stop Shop. Ekspertët që po merren me ngritjen e kësaj qendre, kanë zhvilluar një takim me grupet e biznesit për të thithur mendimet dhe sugjerimet e tyre.
Eno Bozdo: “Por qasja ka qenë e gjerë jo thjeshtë në një drejtim të reformës, të reduktojnë atë çka mund të reduktojmë. Kjo sepse jemi të sigurt që çdo përpjekje e jona për të reduktuar në mënyrë automatike, do kemi një kundër përpjekje për t’i komplikuar gjërat përsëri dhe në këtë mënyrë nuk mund të siguronim një rezultat i cili do t’i rezistonte kohës”.
Ngritja e një qendre kombëtare për licencat, do të thjeshtojë dhe më tej procedurat duke shmangur kështu burokracitë. Për krijimin e saj po analizohen eksperiencat e vendeve të ndryshme. Kjo iniciativë është pjesë e reformës 3-vjeçare të ndërmarrë nga qeveria në kuadër të përmirësimit së klimës së biznesit./tvklan.al
Gazetari: Fjoraldi Zguro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!