#turizem #plazhe #sigurianeplazhe
Pas ngjarjes tragjike të Himarës, qeveria shqiptare është duke përgatitur një paketë të re ligjore sa i përket sigurisë së jetës në plazhe. Këto ndryshime ligjore pritet të bëhen në bashkërendim me disa institucione të cilët kanë në kompetencë mbarëvajtjen sa më të mirë të sezonit turistik. Këtë e ka konfirmuar ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro gjatë një interviste për Deutsche Welle
“Ne po bëjmë gati paketën e rregullave të reja për normimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve turistike detare. Kemi kërkuar nga Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare monitorim të rreptë të hapësirës ujore në plazhe si edhe ndëshkime maksimale për kundravajtësit”
Autorin e tragjedisë ish-policin Arjan Tase, Kumbaro e cilëson të papërgjegjshëm që duhet ndëshkuar maksimalisht.
“Kemi të bëjmë me një ngjarje ku një person krejt i papërgjegjshëm, ka thyer çdo ligj dhe rregull duke tejkaluar kordonin e sigurisë dhe bërë manovra të rrezikshme, i cili meriton ndëshkim maksimal.”
Shqipëria për Ministrinë e Turizmit nuk duhet të shihet si një vend që ofron turizëm me çmime konkurruese, por të jetë një ofertë e qëndrueshme për një turizëm elitar gjithëvjetor.
“Shqipëria ofron një shumëllojshmëri atraksionesh turistike në një sipërfaqe kaq të vogël dhe ka çmime të lira në raport me vendet fqinjë, Greqinë, Italinë, Kroacinë apo Malin e Zi, që janë gjigantë të turizmit evropian dhe botëror. Synimi është që avantazh turistik të mos jenë çmimet, por oferta e një turizmi elitar, tërheqja e turistëve jo vetëm për detin, diellin dhe plazhet, por edhe për turizmin malor, natyror dhe kulturor apo për festivalet ndërkombëtare që po zhvillohen në Shqipëri”
Sipas shifrave zyrare, në periudhën Janar-Korrik 2022 në Shqipëri erdhën 3,95 milionë turistë të huaj, krahasuar me 3,3 në vitin 2019, që konsiderohet si viti më i mbarë para pandemisë Covid-19.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!