Siguria ushqimore dhe standartizimi i prodhimit vendas janë direktivat e BE që Shqipëria duhet të përmbushë në procesin screening. Por sa ka avancuar vendi ynë në këtë drejtim?
Enriko Ceko: Ne nuk jemi në gjendje të ecim me hapin e Evropës. Evropa, Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor i ka lënë një dritare që të ketë të drejtën të eksportojë në vendet e BE një sasi të caktuar produkti, që vendet e Ballkanit në 20 vite, kurrë nuk kanë arritur të plotësojnë kuotat. Çështja qëndron tek cilësia.
Alban Zusi: Ende jemi goxha larg vendosjes së standarteve për administratët publike, për menaxhimin publik, për të qenë të eksportueshme produktet bujqësore shqiptare.
Top News i dërgoi një kërkesë zyrtare Ministrisë së Bujqësisë për situatën me sigurinë ushqimore dhe standartizimit të produktit vendas. Në përgjigje, ky institucion liston të gjitha ligjet dhe vendimet e nënshkruara për rritjen e cilësisë ushqimore.
Enriko Ceko: Nuk është çështje legjislacioni. Shqipëria ka një legjislacion të mirë për cilësinë, ligjet janë ligje që janë marrë nga BE. Mund ta marrësh çertifikatën nga institucionet, por në momentin kur kalon doganën produkti kontrollohet dhe del që produkti nuk është në rregull. Atëhere kush e ka fajin këtu?
Voice Over: Ekspertët rendisin një sërë kontrollesh dhe standartesh që produktet shqiptare duhet të përmbushin në mënyrë që të penetrojnë në tregjet europiane.
Enriko Ceko: Kompania që realizon produktin apo shërbimin duhet të jetë e çertifikuar me standartet ISO, duhet të kesh edhe një çertifikatë fitosanitare të mallit, që ky produkt nuk është i prekur nga viruset, bakteret, kërpudhat dhe nuk ka elemente toksike dhe ambalazhi i këtyre produkteve duhet të jetë ambalazh që është në përputhje me kërkesat e BE për markaturën CE, duhet të jetë plastikë ushqimore.
Sinkron Alban Zusi: Masivisht mishi dhe produktet të prejardhura nga blegtoria janë të paautorizuara për t’u eksportuar. Në këto kushte nuk flasim dot për certificatë, flasim për çertifikim të sistemit.
Ekspertët ngrejnë shqetësimin se për aq kohë sa bujqit punojnë në informalitet, nuk mund të ketë standartizim dhe siguri ushqimore.
Alban Zusi: Për aq kohë sa punojnë në informalitet, nuk mund të flasim asgjë për sigurinë ushqimore. Duhet të korrigjojmë menjëherë sistemin fiskal. Produkti bujqësor shqiptar është i mbitaksuar me afro 34 për qind, në TVSH, që nuk ndodh në asnjë vend të rajonit dhe Europës. Ne kemi reformën e bërë në 2014-2015 e cila sapo rregulloi çështjet fiskale të TVSH, fermerët nga 3000 nipte kaluan në 30000 nipte. Në 2019 sistemi fiskal u kthye siç ishte para 2015, duke dhënë kërcitjet e para të bujqësisë.
Teksa vendet e Bashkimit Europian dhe rajonit kontrollojnë me rigorozitet çdo produkt shqiptar që tenton të hyjë në treg, sa kontrollohen ushqimet e importuara në doganat shqiptare?
Enriko Ceko: Nëse do i referohemi raporteve të KLSH për punonjësit e doganave, personat që punonin në këtë sistem nuk ishin as agronom, as veteriner, as ekonomist, as kimist, po ishin mësues, kishin mbaruar për fiskulturë, për anglisht. Që këtu duket serioziteti i cilësisë së mallit që hyn në vend. Doganat në Shqipëri nuk kanë laborator. Sjell unë psh mish të përpunuar, duhet marrë një mostër dhe duhet çuar në laborator, që të dhënat e laboratorit të ballafaqohen me çertifikatën e shoqërimit të mallit. Kemi nga ana tjetër, problemin e korrupsionit, mitmarrjes...
Problemet qoftë me prodhimin e eksportuar, po ashtu edhe me atë të importuar, venë në pikëpyetje sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Cilësia#Ushqimore
Ещё видео!