Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë në shënjestër të akuzave të tij gjatë seancës parlamentare nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj. Berisha akuzoi Felajn se ka ndikuar për emërimin e familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës.
“E shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare, turp, turp, turp!”
Për këto akuza morën menjëherë kundërpërgjigjen e Felajt.
“Duhet të largoheshit ju dhe familja juaj nga ky vend, që jeni shpallur non-grata për korrupsion masiv. Ndërsa unë jam krenare për veten dhe familjen time zoti Berisha se i kam shërbyer këtij shteti.”
Akuzat i vijoi dhe jashtë parlamentit.
“Ermonela Felaj, simbol i nxirë i kapjes së drejtësisë, nepotizmit.”
Teksa Berisha akuzonte qeverinë jashtë parlamentit, Felaj u kundërpërgjigjej deputetëve të opozitës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!