Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se i kishte thënë ministrisë së jashtme të dëbonte ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe nëntë vendeve të tjera perëndimore për shkak të kërkesës për lirimin e filantropistit Osman Kavala.
Shtatë nga ambasadorët përfaqësojnë aleatët e Turqisë në NATO dhe nëse bëhen dëbimet, do të përbënin çarjen më të thellë me Perëndimin gjatë 19 viteve në pushtet të Erdoganit. Kavala, një kontribues i disa grupeve të shoqërisë civile është në burg prej katër vitesh, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Ai ka mbetur në paraburgim ndërsa gjyqi i tij vazhdon dhe i mohon akuzat.
Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës, dhe për “lirimin e tij urgjent”. Ata u thirrën nga ministria e jashtme turke, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme. "I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe i thashë se çfarë duhet të bënte: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen menjëherë të padëshiruar. Do ta zgjidhni këtë menjëherë," tha Erdogan në një fjalim. "Ata duhet ta njohin dhe ta kuptojnë Turqinë. Në momentin që nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë Turqinë, ata do të largohen," tha ai mes brohoritjeve nga turma në qytetin veriperëndimor Eskisehir.
Ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës dhe Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk u janë përgjigjur ende kërkesave për koment.
Pamje : AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Erdogan#Turqi#TopChannel
Ещё видео!