Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e cila tronditi opinionin publik të shtunën, ku babai dhunonte fizikisht vajzën e tij të mitur, vetem 6 vjec. Burimet policore kanë njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin Raimond Kunoraj 27 vjec dhe se është vënë në pranga nga policia dhe aktualisht ndodhet në qëli. E mitura është dërguar në spitalin e Kamzës për të marë ndihmën e parë mjekësorë por pas kësaj është nisur menjëherë në spitalin e Traumës për një mjekim më të speciaklizuar. Sipas mjekëve e mitura ka mbërritur e pavetëdijshme në spital dhe se kishte hemoragji të brendshme. Sipas deklaratës së saj, babi i saj e ka dhunuar dhe kafshaur në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët u shprehën se e mitura kishte shenja dhe plagë të rënda në trup dhe në organin gjenital. Parapraksiht dyshohet se 27 vjecari ka ushtruar dhunë mbi vajzën e tij edhe më përpara, gjë që e vërtetojnë shenjat e mbetura në trup. Uniformat blu njoftuan se babai I vajzës po meret ne pyetje në lidhje më këtë cështje si dhe për detaje rreth jetës së tij. Kunoraj ka rrëfyer se është me origjinë nga Malësia e Madhe, por jeton me qera me familjen në Kamëz ndërsa së fundmi ka punuar si lavazhier. Ndërsa nëna e vajzës punon në një fabrikë në Kamëz dhe i ka habitur mjekët me deklaratën e saj kur ka çuar vajzën në spital mëngjesin e së shtunës. Sipas mjekeëve ajo ka e ka mbrotjur bashkëshorin e saj pas gjithë kësaj dhe se ka frikë nga autoritetet se mund ti arrestojnë babin e fëmijës së saj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kamez#Dhunoi#TopChannel
Ещё видео!