Që prej ditës së sotme hyn në kalendar të detyrueshëm edhe bërja e vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës që quhet vaksina HPV. Për të folur më gjatë rreth kësaj çështje në studion e edicionit të parë të lajmeve në Klan News me spikeren Iva Kalemi, ka qenë obstetër dhe gjinekologu i njohur Redi Hoxhallari.
Redi Hoxhallari: Prej shumë vitesh është në qarkullim jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri. Së fundmi po mendohet të mos jetë fakultative, zakonisht mosha e vaksinimit është mosha e hershme rreth 13-14 vjeç për të vijuar në varësi të situatave të ndryshme dhe të specifikave të çdo pacienti.
Mund të them që është një vaksinë tashmë e testuar jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën dhe ka rezultuar efikase në mbrojtjen ndaj kancerit të qafës së mitrës. Dihet që kemi një shoqërim shumë të lartë midis pacienteve të cilat vuajnë nga kjo sëmundje që është sëmundje devastante dhe infektimi nga Human papillomavirus (HPV) që shkon 97-98% .
Që do të thotë rreth 97-98% e pacienteve të cilat janë diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës, kanë të pranishëm një shtamë me risk të lartë të këtij lloj virusi. Kjo është arsyeja që është fokusuar gjithmonë vëmendja si një metodë parandaluese, si një nga modalitet më të mira parandaluese, si për çdo infeksioni viral edhe në rastin konkret të vaksinimit të popullsisë për këtë lloj virusi.
Iva Kalemi: A ka ndonjë specifikë që duhet pasur parasysh para marrjes së kësaj vaksine nga vajzat, por ndoshta dhe nga prindërit duke qenë se bëhët në një moshë minorene dhe mbi ta bie përgjegjësia?
Redi Hoxhallari: Përsa i përket teknikalitetit të vaksinës, është një vaksinë si të gjitha vaksinat virale, por ka një specifikë, duke marrë në konsideratë faktin që HPV është një sëmundje seksualisht e transmetueshme zakonisht ky vaksinim i referohet pacienteve të cilat nuk kanë filluar ende aktivitetin seksual, kjo është një nga kushtet, por kjo nuk do të thotë s që pacientet që kanë kryer marrëdhënie seksuale nuk mund ta bëjnë një vaksinë të tillë.
Sa i përket sigurisë së vaksinës, ka të njëjtën siguri si të gjitha vaksinat e tjera dhe nuk ka vend për panik. Në lidhje me vaksinën e Human papillomavirus (HPV) mund të themi që është vaksinë e mirë studiuar, ka filluar së fundmi të zhvillohet duke futur në gamën e antikorpeve një numër gjithnjë e më të madh nën tipesh sepse dihet që HPV ka disa nën tipe, që ndahen në nën tipe me risk të lartë dhe nën tipe me risk të ulët. Kjo vaksinë zakonisht referohet për nën tipe me risk të lartë, janë pikërisht këta lloj nën tipe të virusit që mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!