#rtvora #kurti #rama
Pas New Yorkut, ku ishte për seancën plenare të OKB-së, Rama do të vizitojë të hënën Prishtinën. Vizita e tij vjen në një moment tensioni mes Kosovës dhe Serbisë që ka çuar ushtrinë në kufi.
Në fokus të bisedës do të jetë gjithashtu edhe nisma “Ballkani i hapur” që qeveria Kurti refuzon të bëhet pjesë.
Situata në Veri të Kosovës ka bërë bashkë pozitën dhe opozitën në vend, teksa Prishtinën do ta vizitojë edhe kryeministri Rama të hënën.
Kreu i ekzekutivit shqiptar do të zhvillojë një vizitë njëditore me ftesë të homologut Kurti, ndërsa pritet që të takojë gjithashtu edhe tre liderët e opozitës: Memli Krasniqin e Partisë Demokratike, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike dhe Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në agjendën e takimeve nuk parashikohet një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Më herët ka pasur përplasje mes Ramës dhe Kurtit për nismën “Ballkani i hapur”, ku Kurti favorizon Procesin e Berlinit përpara procesit të iniciuar nga treshja Rama – Vuçiç – Zaev.
Por duket se krahas nismës “Ballkani i Hapur”, vëmendjen kryesore do e marrë situata e tensionuar në veri të Kosovës.
Tensionet dhe sulmet nisën një javë më parë, kur Qeveria e Kosovës, vendosi reciprocitet për targat e përkohshme për automjetet që hynin në Kosovë dhe mbanin targa të Serbisë.
Qëndrimi i kryeministrit Rama mbi reciprocitetin e targave me Beogradin, pritet të bëhet publik në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun Kurti.
Bashkë me kryeministrin Rama në takimin e së hënës do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Ещё видео!