Shefi i grupit mercenar “Ëagner”, Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në Rusi, ku u vranë të 10 personat në bord, sipas BBC.
Më herët, “Ëagner” tha ne Telegram se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Ndërkohë agjensia ruse e lajmeve TASS raporton se themeluesi i grupit mercenar ishte në listën e pasagjerëve, por nuk është e qartë nëse ai hipi në avionin e rrëzuar.
E ndërsa Ëagner nxitoi të fajësonte Rusinë për rrëzimin e avionit ku thuhet se ishte edhe Prigozhin mediat raportojnë se në të njëjtën kohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka qënë duke ndekur një koncert, që i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.
Kujtojmë që shefi i Ëagner 62-vjeçari Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë në qershor dhe u përshkrua në atë kohë nga Vladimir Putin si një “tradhtar”. Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Prigozhin nuk u arrestua apo ndalua në atë kohë, por Putin e cilësoi kryengritjen si "thikë pas shpine" dhe u zotua se do t'i ndëshkojë të gjithë "tradhtarët" e përfshirë.
Nga ajo kohë, vendndodhja e shefit të Ëagnerit ishte kryesisht e panjohur. Më parë, ai besohej se lëvizte midis Rusisë dhe Bjellorusisë.
Kreu i CIA-s, Ëilliam Burns, tha muajin e kaluar se Putini ka gjasa që të hakmerret kundër Prigozhinit. Ai tha se do të habitej nëse Prigozhini do t'i shpëtonte ndëshkimit.
Në fillim të kësaj jave një video me sa duket e shfaqi atë në Afrikë duke u zotuar se do ta bënte Rusinë të madhe duke vendosur trupat e tij “Ëagner” në kontinent. Kjo duket të jetë dhe dalja e tij e fundit në publik.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Wagner#Prigozhin#TopChannelNews
Ещё видео!