Vjedhja e vajit të ullirit në Spanjë është kthyer në krimin më të zakonshme. Së fundmi, hajdutët kanë arritur të marrin një sasi që vlente mbi gjysmë milionë dollarë, për shkak të çmimeve të larta të produktit.
Rreth 50.000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër që ishin gati për tu paketuar në shishe u zhdukën në orët e para të 30 gushtit nga një mulli në provincën e Kordobës të Spanjës. Hajdutët ngarkuan 500,000 euro vaj me cilësi të lartë në dy rezervuarë në errësirë, një grabitje që një grup prodhuesish vendas tha se ndoshta zgjati dy orë.
Krimi në botën e ushqimit nuk është diçka e re, por rastet përsëritura të vjedhjes së vajit të ullirit gjatë vitit të fundit tregojnë se çfarë pasojash po sjell thatësira në Spanjë. Vjedhjet dhe shitja e produkteve mashtruese në dyqane janë një tjetër dhimbje koke për prodhuesit që përballen me motin ekstrem, kostot më të larta dhe shqetësimet mbi kërkesën.
“Të gjithë janë të shqetësuar sepse çmimi do të vazhdojë të rritet dhe vaji i ullirit po bëhet vërtet ar i lëngshëm”, tha Martin Parra, menaxher në Marin Serrano El Lagar SL, kompania e goditur nga vjedhja e javës së kaluar në Carcabuey të Kordobës.
Kriza e ullirit në Spanjë ofron një kujtesë se si ndryshimi i klimës po kërcënon furnizimin. Një thatësirë shkatërruese përgjysmoi prodhimin e vajit të ullirit të vendit në sezonin 2022-23, dhe sfidat e prodhimit në Itali kanë ndihmuar në uljen e furnizimeve globalisht. Thatësia dhe valët e të nxehtit këtë vit kanë kërcënuar gjithashtu të korrat e ardhshme të Spanjës dhe grupi i fermerëve ASAJA pret një prodhim të keq.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vaji#TopChannelNews
Ещё видео!