Ish-ministri do të gjykohet nga Ilir Panda, Sokol Sadushi dhe Ervin Pule
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela do të gjykohen nga e njëjta trupë gjykuese që vendosi në dhomën e këshillimit që të kalonte çështjen për gjykim. Dosja do të gjykohet nga Ilir Panda relator e Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe.
Gjykata e Lartë njofton zyrtarisht se nga hedhja në short e 5200 dosjeve penale, janë përfshirë gabimisht edhe 42 dosje mes tyre edhe ajo e ish-ministrit Tahiri. Në bazë të ndryshimeve të reja ligjore për ristrukturimin e sistemit gjyqësor, të cilat kanë hyrë në fuqi më 1 Qershor është vendosur që një dosje në Gjykatën e Lartë duhet të gjykohet nga të njëjtët gjyqtarë që e kanë shqyrtuar në dhomën e këshillimit.
Më 28 Maj shorti elektronik përcaktoi si kryesues të çështjes Tahiri ish-drejtuesin e Gjykatës për Krime të Rënda Sandër Simoni, por ligji nuk e lejon pasi rekursi i Tahirit dhe Çelës është pranuar nga 3 gjyqtarë të tjerë. Ndërkohë Gjykata e Lartë ende nuk ka caktuar një datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe Çelën.
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës të premten iu drejtua Gjykatës së posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë për shuarjen të afateve të paraburgimit pasi që nga koha kur është dhënë vendimi nga Gjykata e posaçme e Apelit, ka kaluar më shumë se një vit. Jaeld Çela po ashtu ka kërkuar edhe ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë.
Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u gjendën fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Ish-ministri u dënua me 3 vite shërbim prove ndërsa Jaeld Cela me 3 vite e 4 muaj burg. Ata akuzohen nga SPAK për favorizimin e grupit të Habiljve në trafikun e lëndëve narkotike.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!