[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Fati i asgjësimit të mbetjeve kimike varet nga donatorët. Banorëve që jetojnë përreth zonave ku depozitohen këto mbetje do t'iu duhet të presin derisa ndonjë financues i huaj t'i marrë ato përsipër. 9 hotspotet me rrezikun më të madh mjedisor dhe jo vetëm, kërkojnë plot 70 milionë euro për rehabilitimin e plotë. Ekspertë në ministrinë e Mjedisit shprehen se problemi kryesor është gjetja e këtyre fondeve. Sipas përgjegjëses së sektorit të kimikateve, ministria e Mjedisit vetëm monitoron këto depozita të mbetjeve kimike, ndërsa janë dikastere të tjera që merren me heqjen e tyre. Lista e 31 zonave të konsideruara si hotspote mjedisore i përket të gjitha mbetjeve të shkaktuara nga prodhimi industrial i para viteve '90. Afati kohor për zhdukjen totale të këtyre zonave nëse do të gjenden donatorët financues apo nëse investohet nga buxheti i shtetit shtrihet deri në fund të vitit 2020.
Ещё видео!