Në një lëvizje të papritur, Gjermania po e pengon aleaten e Nato-s, Estoninë që t`i japë mbështetje ushtarake Ukrainës. Berlini ia refuzoi estonezëve lejen për të eksportuar armë me origjinë gjermane, shkruan The Wall Street Journal."Gjermania po heziton shumë që të lejojë dërgimin e armëve për ne”, i tha medias prestigjoze ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.Një zëdhënës i qeverisë gjermane shpjegoi se vendimi për eksportimin e armatimeve është rezultat i një politike të gjatë.“Parimi që rregullon eksportet e armëve është gjithmonë i njëjtë – qofshin ato drejtpërdrejt nga Gjermania apo nga vende të treta – asnjë leje nuk është lëshuar në këtë fazë”, sqaroi ai, duke shtuar se “nuk është e mundur të vlerësohet rezultati i procesit në këtë moment”. Estonia po lobon fort që Gjermania të ndryshojë kursin në mënyrë që të mund t'i dërgojë Ukrainës Howitzer D-30. Armët sovjetike u lanë në Gjermani pas ribashkimit të saj përpara se të eksportoheshin në Finlandë dhe më vonë në Estoni, thuhet në raportin e Wall Street Journal .Ndryshe nga anëtarët e tjerë të NATO-s, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, Gjermania ka refuzuar t'i ofrojë Ukrainës armë në mes të tensioneve me Rusinë.Vetëm gjatë vitit të kaluar, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 400 milionë dollarë ndihmë sigurie për vendin e rerzikut nga konflikti. Por Berlini zyrtar tregohet i kujdesshëm në shmangien e provokimit të Moskës, ndërsa kujton edhe historinë e vetë mizorive naziste në rajon gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Germany#Ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!