Policia italiane ka publikuar pamjet e aksionit që çoi në sekuestrimin e 400 kg kokainë në Kosovë. Sekuestrimi i lëndës narkotike erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë, Italisë dhe DEA-s amerikane.
Kokaina ishte fshehur në një konteiner mishit e nisur nga Brazili për në Kosovë dhe u la qëllimisht që të shkonte deri në destinacionin final, për të zbuluar edhe porositësit e saj.
Guardia di Finanza njofton se e ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin Italian, pas sinjalizimeve nga DEA amerikane.
Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).
Në përfundim të operacionit ndërkombëtar antidrogë, i cili përfundoi mbrëmë në Ballkan, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe kosovare, pasi ndoqën kontejnerin gjatë tërë udhëtimit, sekuestruan 400 “pako” kokainë të pastër, për një total prej 400 kilogramësh, të fshehura në kuti që përmbajnë zyrtarisht “pulë””, thuhet në reagimin e GDF.
Guardia di Finanza njofton se si rezultat i aksiont, 25 persona, përfshirë punëtorë, punonjës dhe shoferë të ndërmarrjes së lartpërmendur, iu nënshtruan arrestimit të policisë, 7 prej tyre nën arrest për "trafik ndërkombëtar droge".
Për operacionin reagoi edhe Ambasada amerikane, ku në një postim në Tëitter shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Sipas ambasadës, aksioni i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEA Amerikane. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në Tëitter.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DEA#YuriKim#TopChannel
Ещё видео!