Grumbuj të mëdha mbetjesh digjen në Kamëz duke u kthyer në një kërcënim serioz për jetët e banorëve përreth.
Vetë banorët shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar dhe kërkojnë marrje masash në mënyrë urgjente. Ata thonë se i kanë larguar tek të afërmit fëmijët e tyre.
Sipas ambientalistit Sazan Guri, i cili ka parë nga afër situatën, në mbeturinat që digjen ka mbetje spitalore dhe ushtarake çka e kthen në një alarm rrezikun e njerëzve nga këto mbetje.
“Njerëzit ushqehen me helm, mbetje. Uji i ndotur. Të merren masa”, thotë Sazan Guri.
Sipas ekspertëve të mjedisit, këto mbeturina duhet të digjen vetëm në Sharrë dhe pushteti lokal duhet të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar këtë dëm që po u bëhet qytetarëve dhe mjedisit. Mbetjet që digjen i përkasin qytetit të Kamzës dhe Paskuqanit.
TV KLAN
Ещё видео!