Njoftimi i policise:
Në BYPASS-in Fier - Vlorë
Vijon kontrolli me 📸 nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.
E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????, në kulmin e trafikut.
Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë - Vlorë gjatë kontrolleve 📸 me lëvizje.
Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari 📸🚔🚓✍😇 dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq🚑 aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret🚑 jetë.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘
Ещё видео!