Një tjetër sasi prej afro 9 kilogramë kokainë është kapur në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës e cila thotë se rreth orës 21:45 të mbrëmjes së djeshme në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet me targa të republikës së Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy persona me shtetësi shqiptare, e cila në bazë të dyshimeve është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm.
Imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për se në automjet gjendej një sasi droge e fshehur në sedilen e pasme.
Pas hapjes së sediles janë gjetur nëntë paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej 8 kg e 800.74 gram. Pas gjetjes së drogës policia e Kosovës bëri arrestimin e dy shtetasve shqiptarë.
Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!