Kryeopozitari Lulzim Basha mbështeti deklaratën e numri dy të partisë së kancelares Merkel se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Basha tha se largimi Ramës, Tahirit dhe Xhafajt janë kushti kryesor që duhet të plotësohet për integrimin europian të vendit.
“Zgjedhja që kemi sot përpara është e qartë. Nëse duam Europën, Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët dhe pushtetarët e lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Nëse duam Europën, Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë. Nëse duam Europën qeveria duhet të luftojë dhe jo të mbrojë krimin dhe trafiqet. Rama, Tahiri, Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në BE. Është e qartë se çfarë duan shqiptarët, duan Europën dhe hapjen negociatave ndaj është urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Saimir Tahirit”./abcnews.al
Ещё видео!