#KFOR #barrikada
KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë njofton se po punon për të hequr automjetet e fundit që ishin vendosur nga serbët për të bllokuar rrugët në veri të vendit.
Operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë.
Për shumë se tre javë nga 10 Dhjetori i vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën 16 barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi.
Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, Dejan Pantiç, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Por, serbët vendosën të hiqnin barrikadat pasi ish-polici serb Dejan Pantiç iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpie.
Thirrje për tërheqjen e barrikadave bëri edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas apelit të fortë të ndërkombëtarëve, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!