#oranews #Shkozë
Reshjet e shiu ditët e fundit kanë sjellë rrëshqitje të tokës në rrugën “Mehmet Gjuzi”, ku si pasojë një shtëpi rrezikon.
Dherat e rënë kanë sjellë dhe dëmtimin e rrugës.Banorët thonë se prej një viti nën tokë është instaluar një kabull i tensionit të lartë dhe se punimet duhet të bëhen me inxhinerët përkatës.
“Jemi si në Afrikë.”
“Të vijnë ekspertë, inxhinierë të OSHEE, të Bashkisë që e ka për detyrë ta bëjë.”
Thonë se kalimi në këtë aks është i rrezikshëm.
“Këtu kalojnë kalamaj, burra, gra, pleq e plaka në çdo orë të natës. Po plasi kabulli çfarë të na zëra nga kthesa në kthesë është fatale.”
Kjo lagje prej gati 20 vitesh nuk ka parë investime nga ana e pushtetit vendor, ndaj dhe banorët kërkojnë që në kohë fushate të mos shkojnë tek to.
“U bëjmë thirrje të mos na vijë asnjë lloj politikani, e shikoni si është rruga, katastrofë!”
Në zonë nuk ka as kosha mbeturinash dhe në pamundësi i hedhin ku të munden, duke e kthyer një pjesë të mirë të vendit në dukje si landfill.
“Kemi kërkuar me qindra herë kosh mbeturinash dhe nuk e kanë sjellë. Njerëzit i hedhin nga atje e këtu përgjatë kanalit.”
Apeli i tyre shkon për Bashkinë në marrjen e masave për zgjidhjen sa më parë të problemit të tyre.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!