Covid-19 rikthehet sërisht në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News, mësohet se janë konfirmuar pozitiv për koronavirusin dy oficerë të kësaj drejtorie.
Ata janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa dyshohet se ata janë infektuar nga ambientet publike përkatesisht në një bar kafe në këtë qytet.
Sakaq ekspertët e shëndetit vijojnë hetimin epidemiologjik për kontakte të tjera që dyshohet se janë infektuar, ndërsa mësohet se tamponi për ta nuk është kryer ende por vetëm është këshilluar nga ISHP vetëkarantinimi.
Më parë në këtë drejtori kanë rezultuar pozitiv me covid-19 edhe 8 punonjës të tjerë të cilët janë shëruar tashmë./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!