Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në BE ka bërë që kancelari gjerman, Scholz të kërkojë reforma në BE. Scholz ka kërkuar gjithashtu që blloku të lëvizë në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Përvec kandidatëve edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. "Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht." Scholz tha se do të flasë për këtë në samitin e BE në fund të qershorit.
Ai tha se shpreson që nga samiti i BE të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat ai i ka vizituar së fundmi, e që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE.
"Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t'u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani."
Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Parlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europaine dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Scholz#Negociatat#TopChannelNews
Ещё видео!