‘2023−shi është viti i Tokës së Shqiponjave, më konkurrues se brigjet tona, shpeshherë të shtrenjta.’
Kështu i referohet Shqipërisë, gazeta e njohur italiane “La Repubblica”, teksa ka publikuar një intervistë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Në intervistën e dhënë për gazetën e fqinjëve, Kumbaro tregon se turizmi është një ndër prioritetet e qeverisë.
E pyetur në lidhje me shtimin e vizitorëve, ministrja shprehet se shifrat kanë ardhur në rritje. Sipas saj viti 2022 numëronte 7.5 milionë turistë të huaj, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 kanë vizituar Shqipërinë 3.4 milionë turistë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Në listën e vendeve më të vizituara, Kumbaro ka listuar plazhet e rivierës në Jug, Gjirokastrën, Beratin, site arkeologjike, pazare autoktone si ai i Korçës, agroturizme dhe zona të mbrojtura.
Më tej ministrja thekson nuk e shohin Italinë si konkurrente në aspektin e turizmit.
“Ne kemi mësuar shumë nga përsosmëria italiane e mikpritjes dhe kulinarisë. Ju jemi thellësisht mirënjohës dhe tashmë është koha për të punuar së bashku në interes të të dy vendeve”, thotë Kumbaro.
Përgjatë intervistës ministrja e Turizmit thekson se me stimuj nga ana e politikave shtetërore synohet të zgjerohet aktiviteti agroturistik, në mënyrë që fermerët jo vetëm të prodhojnë, por t’i transformojnë produktet e tyre në një art të mikpritjes. Sipas saj kjo është receta jonë për të menaxhuar flukset.
“La Repubblica” është futur në listën e mediave që promovojnë Shqipërinë për atraksionet turistike që ofron.
Source: La Repubblica
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Turizmi#Shqiperi
Ещё видео!