Shoqërohen në polici disa nga protestuesit që shkaktuan dhunë gjatë mitingut të opozitës. Identifikimi i këtyre personave është bërë pas kqyrjes së pamjeve filmike. Mes tyre është dhe Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.
Për rreth dy orë, ekspertët kriminalistë mblodhën provat e nevojshme për hetimin para Kryeministrisë dhe më pas nisi shoqërimi për në Policinë e Tiranës të protestuesve dhunues. Por dhe këtu pati tensione. Disa deputetë demokratë kërkuan të hynin me forcë në dhomat e shoqërimit.
Deputetët demokratë akuzuan policinë se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Në një reagim të PD-së, thuhet se "secili prej anëtarëve të policisë politike që po shoqëron dhe dhunon protestuesit, do të mbajë përgjegjësi personale".
Ещё видео!