TIRANË - Deputeti Arben Ristani duke folur nga selia e PD-së ka deklaruar se, bilanci i kriminalitetit vazhdon të thellohet në vend, ku veçse në tre ditët e fundit ka patur 5 viktima, ndërsa qeveria dhe Ministria e Brendshme janë të paafta për të parandaluar këtë situatë.
Sipas Ristani, krimet në vend ndodhin sepse Ministria e Brendshme me në krye Sajmir Tahirin nuk janë në lartësinë e duhur për të luftuar krimin. Sipas tij ministri Tahiri kujton se është inspektori "Gadget".
"I nderuar "Inspektori Gaxhet" nuk je në dhomën e play-stationit, por je Ministër i Brendshëm, që bashkë me Qeverinë ku bën pjesë keni përgjegjësi të plotë për kriminalitetin e rritur dhe pasigurinë e shtuar në vend"- deklaroi Ristani.
"Ekzekutim mafioz në Durrës, ku dy të rinj janë vrarë e pastaj trupat e tyre janë djegur. Vrasje makabër në Milot, ku dy të rinj të tjerë janë ekzekutuar në pritë, dhe një tjetër po lufton me jetën në spital. Edhe Lushnja ishte këto ditë nën terrorin e krimit, një vrasje tjetër ndodhi edhe atje"- tha gjatë deklaratës së tij, deputeti demokrat, Arben Ristanit.
Ещё видео!