Paralajmërimi i Albin Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit edhe për kalimin e automjeteve, ka rritur tensionet në veri të Kosovës. Të shumtë janë ndërkombëtarët dhe përfaqësitë e akredituara në Kosovë, që kërkojnë nga numri një I qeverisë kosovare të tërhiqet nga ky vendim, të cilin e konsiderojnë si të njëanshëm dhe të pakoordinuar me ndërkombëtarët. Sipas tyre, një vendim I tillë duhet të vijë nga tryeza e dialogut në Bruksel.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve por edhe të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kurti është takuar këtë të martë me Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Sipas një njoftimi për media, në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me UNKT në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i kontribuojnë arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë nuk ka detaje të tjera nga takimi, por vlen të theksohet se Kurti prej ditësh ka një vale takimesh me ndërkombëtarët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#OKB
Ещё видео!