Ish kryeministri Sali Berisha u rikthye, këtë të premte, në selinë blu të demokratëve, së bashku me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Pas shumë muajve mungesë, Berisha iu drejtua selisë së Partisë Demokratike, menjëherë pas firmosjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila legjitimoi Komsionionin e Rithemelimit.
Pas disa muajve tensione të vazhdueshme dhe përçarjes së demokratëve në dy kampe, anëtarët e grupit të rithemelimit do të ulen në një tryezë me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në kërkim të një konsensusi mes palëve, Berisha bëri thirrje për bashkim.
Në krah të Berishës qëndronin, edhe anëtarët e tjerë të Foltores duke filluar nga Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso. Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet statutore të miratuara nga kuvendi kombëtar i 11 dhjetorit i organizuar nga Berisha si dhe depozitoi vendimet e marra nga ky kuvend, ndër të cilat edhe shkarkimi i Bashës dhe gjithë strukturës drejtuese të Partisë Demokratike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berisha#Rikthimi#TopChannel
Ещё видео!